Shkeljet e Këshillit Mbikëqyrës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si organi më i lartë vendimmarrës dhe drejtues i Bankës Qëndore, Këshilli Mbikëqyrës si strukturë, është edhe më e cunguara. Dy anëtarë të bordit mungojnë prej më se një viti, pasi u ka përfunduar mandati, ndërkohë që për 5 vjet rresht banka administrohet pa patur një zëvendësguvernator të dytë, i cili merret posaçërisht me kontrollin e pjesës së ekzekutimit të vendimeve të bordit.Por nuk mjafton me kaq. Bordi i Bankës së Shqipërisë mblidhet një herë në muaj dhe diskuton për zhvillimet e fundit ekonomike si dhe merr vendime lidhur me normën e interesit të lekut. Nëse shohim kalendarin e mbledhjeve të bordit mbikëqyrës i cili është i publikuar në faqen zyrtare të bankës, shohim se diskutimet aty kanë vetëm një temë: Mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe monetare, si dhe marrja e vendimit të politikës monetare.Asnjë nga këto tema në fakt nuk ka patur lidhje me diskutimin apo marrjen e vendimeve për mënyrën se si po sigurohen apo ruhen paratë e bankës.Një element tjetër i cili cenon demokracinë e mbledhjeve të këshillit është se ato nuk regjistrohen, edhe pse kjo ka qenë një kërkesë e anëtarëve në mënyrë që të shihet pozicionimi dhe të dokumentohet qëndrimi i çdonjërit prej tyre.Argumenti për mos regjistrimin e mbledhjeve ka qenë kursimi dhe përgjegjësia në shpenzime nga ana e bankës, ndonëse qindra milione leke jane harxhuar per veprimtari qe nuk kane te bëjnë fare me bankën. Serioziteti i këshillit drejtues, vihet në pikëpyetje edhe në rastin e mbledhjes së jashtëzakonshme që u bë në datën 1 gusht. ku shkarkimi i dy drejtorëve Çollaku dhe Elezi nuk kishte fare një rend dite. Deri më sot kemi parë që bordi i bankës është mbledhur çdo muaj, ku vetëm gjatë vitit të fundit ka ulur 2 herë normën e interesit me synimin kryesor që të rritë kredinë dhe të shtojë konsumin, por në fakt edhe këto vendimmarrje nuk kanë rezultuar të jenë efektive. Rasti me i fundit u shënua te mërkurën, kur mbledhja u njoftua me urgjence e ku shumica e anëtarëve votuan kundër përfshirjes ne rendin e ditës te propozimit te Ermelinda Meksit për shkarkimin e Fullanit. Vete banka dezinformoi opinionin publik, duke mos pranuar ketë fakt, por vete zonja Meksi ne një sqarim ne Facebook beri te ditur se kishte kërkuar qe te dilnin përgjegjësitë e te gjithë zinxhirit drejtues te bankës, duke nisur qe nga guvernatori.

Share This Video


Download

  
Report form