http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke shmangur komentet për akuzat e deputetit socialist të Shkodrës Tom Doshi, ministri Tahiri ka preferuar të flasë për punën që policia po bën në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Nga Shkodra ku ai ishte në një takim me policinë e këtij qarku ministri shprehu vendosmërinë se me suksesin e operacionit në Lazarat lufta ndaj këtij fenomeni do të vazhdojë deri në fund. Vetëm në Qarkun e Shkodrës janë arritur rezultate të larta ku janë asgjësuar mbi 46 mijë rrënjë bimë narkotike. Sipas Ministrit, puna ë policisë gjatë kësaj periudhe të sezonit turistik është fokusuar edhe në pikat doganore për të shmangur radhën e gjata në kufij dhe për thjeshtimin e procedurave për kalimin e mjeteve