http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoritetet policore të Maqedonisë janë pranë zbardhjes së ngjarjes së rëndë të javës që shkoi në Dibër të Madhe, kur u grabitën dy argjendari dhe nga shkëmbimi i zjarrit pati një të vdekur dhe disa të plagosur. Pasi identifikuan një prej autorëve të dyshuar, i cili mbeti i vrarë gjatë ngjarjes, 35-vjeçarin nga Elbasani Miljan Elezi, policia ka publikuar edhe një fotografi të tij, me të dhënat përkatëse. Elezi u gjet dy ditë më parë pranë kufirit të Maqedonisë me Shqipërinë, në makinën tip fuoristradë, të cilën grabitësit e morën nën kërcënimin e armëve në Dibër të Madhe për t?u larguar.Viktima dyshohet se më 29 korrik, në bashkëpunim me pesë shtetas të tjerë shqiptarë të maskuar dhe armatosur, si dhe të veshur me uniforma të policisë shqiptare, kanë grabitur dy argjendari në qendër të Dibrës. Në njërën prej tyre, ata ndeshën qëndresën e pronarit Mexhit Erebara. Nga shkëmbimi i zjarrit, ky i fundit dhe një kalimtar i rastit, Agron Cami, u plagosën, por pa rrezik për jetën. Ndërsa i dyshuari Elezi mbeti i vrarë dhe dy prej grabitësve të tjerë, ende të paidentifikuar, u plagosën. Vjedhësit e armatosur arritën të largoheshin me 18 kilogramë ar, me vlerë rreth 480 mijë Euro.Ndërkaq, policia shqiptare dyshon se autorët e ngjarjes në fjalë, janë ata persona, që në fund të vitit që shkoi, arritën që të vidhnin edhe në një argjendari në një qendër tregtare në Tiranë, të veshur si babagjyshër.