http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te irrituar, ironik por edhe tallës! Te tilla kane qene dhe vijojnë te jene prej ditesh statuset e shqiptareve ne rrjetet sociale qe kur skandali i Bankes se Shqiperise u be publik ne media. Ardian Fullani mbetet ne qendër te këtyre reagimeve te cilat siç te bejne te reflektosh per kete vjedhje spektakolare, ngjallin per fat te keq edhe humor per shkak te fotomontazheve qe faqe te ndryshme ne Facebook qe i kane bere guvernatorit te Bankes se Shqiperise, duke e krahasuar ate madje edhe me nje sheik. Por, reagimet ne Facebook kane perfshire edhe familjen e Fullanit. Qe pas publikimit ne suplementin e fundjaves se gazetës Panorama te imazheve te djalit 20- vjeçar te Fullanit dhe jetes se tij tejet luksoze, reagimi ka qene edhe me i ashpër. Fotografitë te cilat jane marre nga faqja personale e Erik Fullanit, e shfaqin ato me nje jete gati gati prej personazhesh te Hollivudit, edhe pse vete 20- vjecari është thjesht student. Ne imazhe shihen ne doren e tij edhe plumba prej floriri. Nuk dihet nese Prokuroria mund te hetoje ne lidhje me origjinën e tyre dhe nese ato përbejnë prove per veper penale.