Kërkesa e mylimanëve: Të ndërtohet Xhamia e Madhe - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me rastin e festës së Fiter Bajramit, krerët e komunitetit mysliman në Shqipëri dhe mjaft teologë, kanë përsëritur thirrjen drejtuar autoriteteve për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Tiranë. ?Të vendoset në vend dinjiteti i myslimanëve. Kryeministri të na respektojë, të kemi vend për t?u falur. Nuk jemi më pak dinjitoz se kushdo tjetër. Nuk ka më vend për premtime, të plotësohet dinjiteti ynë. Kam besim te qeveria e kryeministri?- është shprehur Myftiu i Tiranës Ylli Gurra. Ndërkohë edhe Drejtori i mesazhit islam në Komunitetin Mysliman, Elvis Naçi, e konsideron domosdoshmëri ndërtimin e Xhamisë së Madhe. ?Xhamia nuk është më luks, ndaj ndjejmë keqardhje që çështja nuk është zgjidhur. Dy kulte tashmë janë ngritur, ndaj shpresohet që kjo gjë të ndodh dhe për xhaminë?- ka theksuar Naçi.

Share This Video


Download

  
Report form