http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Faqet në internet të qeverisë shqiptare janë hakeruar. Një grup I quajtur ?Redanons_Al Justice?, i cili ka realizuar vënien nën kontroll të websiteve të ministrive, ka vendosur një peticion prej 13 pikash në secilën prej këtyre faqeve. Të hakeruara ishin faqet e Ministrisë së Jashtme, Integrimit, Kulturës, Financave, Drejtësisë, Zhvillimit Urban, Ekonomisë, Shëndetësisë, Inovacionit, Energjitikës dhe asaj për cështjet vendore. Vetëm dy ministri, ajo e Mbrojtjes dhe e Bujqësisë, përfshi dhe Kryeministrinë, nuk janë prekur nga personat që dëmtojnë në internet. Në peticion bie në sy një mesazh për drejtësinë, e cila konsiderohet totalisht jashtë kontrollit, dhe një mesazh drejtuar kryeministrit, i cili akuzohet se po bën përpjekje për të uzurpuar kompetencat e presidentit. Mes të tjerash hakeruesit kërkonin dhe uljen me 50% të pagës së gjithë deputetëve. Po kështu në peticion renditen edhe kërkesa të tjera, si reforma në arsim, e cilësuar prej tyre e papranueshme, moszbatimi i vendimit të qeverisë për IMEIN-n e celularëve, shpërndarjen për njerëzit e varfër, të mallrave kontrabandë të sekuestruar nga doganat etj.