http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ligjvënësit e BE-së kanë votuar në favor të një draft-ligjor që do t'i detyronte prodhuesit e telefonave të mençur që të përdorin vetëm një lloj karikuesi. Rregullorja është propozuar për të ulur humbjet elektronike në Evropë dhe do të prezantohet zyrtarisht më 2017, siç bën të ditur BBC. "Kjo i shërben interesave të konsumatorëve por edhe të ambientit", ka thënë europarlamentarja Barbara Veiler. Prodhuesit kanë nisur që më 2009 të diskutojnë për një karikues të përbashkët për smartfonët. Megjithatë, ky hap pritet të ndikojë te kompanitë siç është Apple, që prodhon karikuesit e vet për pajisjet iPad dhe iPhone. Këshilli i Ministrave të BE-së duhet ta miratojë këtë draft para se të shndërrohet në ligj. Paraprakisht, ky organ është shprehur në favor të tij.