Bujqësia, informalitet i lartë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pjesa më e madhe e fermerëve në Shqipëri janë informalë, e nëse paligjshmëria është fjala që kemi dëgjuar më shpesh këto vite, shifrat e sektorit të bujqësisë janë më të frikshmet. 88% e fermerëve nuk kanë nipt dhe vetëm 32% e tyre janë të regjistruar me kodin e fermerit. Në grafik tregohet një studim që ka bërë Shoqata e Investitorëve të Huaj me 1000 bujq, të cilët tregojnë se realiteti është shumë larg standardeve te BE-se. Vetëm 15% përdorin praktikat evropiane në procesin e prodhimit, ndërsa pjesa tjetër vijojnë të ndjekin punimin zakonor të tokës. Ndërsa më shumë se gjysma nuk bën analizat dhe nuk ambalazhon produktin. I njohur me këtë situatë zv/Ministri i Bujqësisë Alban Zusi tha se nuk duhet të tolerohet më informaliteti në bujqësi. Nëse fermeri mendon se përfiton duke mos u regjistruar për të paguar më pak taksa, ai humb mbështetje financiare nga donacionet shtetërore dhe grandet që jep Bashkimi Evropian. Sot, 40% e fermerëve tanë e punojnë tokën me dorë ose me kafshë dhe vetëm 26% e tyre kanë dijeni për ndihmat që jepen për këtë sektor. Përveç kësaj për shkak të informalitetit bujqësia është sektori më pak i mbështetur edhe nga bankat me vetëm 1.8% të totalit të portofolit të kredisë. Sipas Censusit të fundit Shqipëria numëron 350.000 ferma.

Share This Video


Download

  
Report form