http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej dy dekadash mirëmbajtja e rrugicave karakteristike të qytetit të Gjirokastrës ka qenë e pamundur. Dhe në ato raste kur është ndërhyrë për t'i riparuar mbi rrugë është hedhur beton duke dëmtuar kalldrëmet prej guri. Një shqetësim ky jo vetëm për banorët por edhe turistët të cilët kërkojnë në Gjirokastër traditën. Por kjo gjendje do të ndryshojë, falë një projekti të qeverisë. Ndërtimi i kalldrëmeve kërkon një mjeshtëri të veçantë. Esat Dvorani është një prej restauratorëve më të njohur për punimet me gurë. Për rindërtimin e këtyre segmenteve do të përdoret një fond prej 270 milionë lekësh. Përveç shtrimit me pllaka guri në punime janë parashikuar edhe elementet shtesë si menaxhimi i ujërave të shiut dhe vendosja e ndriçuesve.