Zbatimi i ligjit antiduhan, kontrolle në qytetin e Gjirokastrës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas hyrjes në fuqi prej disa muajsh të ligjit kundër duhanit tashmë është momenti për të parë efektet e tij. Por jo të gjithë e zbatojnë atë siç duhet. Një fast food në Gjirokastër u gjobit nga inspektorët e shëndetësisë me vlerën maksimale 300 mijë lekësh vetëm për mosvënien e tabelës kundër përdorimit të duhanit. Edhe pse në këtë lokal grupi i kontrollit gjeti të plotë zbatimin e ligjit, pronari i tij është skeptik për të ardhmen. Ndërsa duhanpirësit kërkojnë krijimin e ambienteve të veçanta edhe për ta.Por pavarësisht pasojave për subjektet apo vetë duhanpirësit kreu i inspektoratit shtetëror shëndetësor është i vendosur se këtë radhë ligji do të funksionojë. Kontrollet per zbatimin e ligjit antiduhan do të vijojë në të gjitha lokalet e qytetit dhe në institucionet shtetërore të Gjirokastrës.

Share This Video


Download

  
Report form