http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse shumë fëmijë në qytete të tjera mund të qëndrojnë në shtëpi gjatë sezonit veror, në Gjirokastër ata kanë zgjedhur t'i kalojnë ndryshe pushimet. Tradita e kampeve verore të dikurshme kthehet sërish pas 23 vitesh. Në ambientet e qendrës kulturore të fëmijëve të qytetit drejtoria arsimore rajonale e Gjirokastrës ka mundësuar kalimin e kohës në mënyrën më të mirë. Nën logon "Argëtohemi duke mësuar" në këtë kamp nxënësit e shkollave 9-vjeçare luajnë sporte të ndryshme, pikturojnë, realizojnë punime me material të riciklueshem, lexojnë por edhe këndojnë e valëzojnë. Që në ditët e para të hapjes së kampit interesi nga fëmijët dhe familjet e tyre ka qenë i madh. Këtu fëmijët mësojnë edhe se si të ndihmojnë të tjerët në nevojë. Ata kontribuojnë në mbledhjen e tapave të shisheve plastike të cilat shkojnë për riciklim dhe të ardhurat e siguruara u vihen në dispozicion shoqatës së paraplegjikëve. Ky projekt mbështetet edhe nga korpusi "Vullnetarët e paqes" pjesë e qendrës kulturore të fëmijëve. Në kamp, fëmijët vijnë çdo mëngjes për të mësuar dhe argëtuar falas deri në orët e pasdites.