http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdo qytetar shqiptar humb mesatarisht në vit afro 700 lekë për shkak se nuk mbrohet si duhet në mallrat që ai blen. sektori i cili ka pjesën më të madhe të abuzimeve është ai i bankave. Në një studim që ka bërë drejtoria e tregut të brendshëm rezulton se gjysma e klientëve të bankave kanë qenë njëherë pjesë e shkeljeve të bankave. Ka shumë raste kur punonjës të tyre i orientojnë ata që të sigurojnë pronën te një kompani e caktuar sigurimesh, ose të noterizojnë kontratën te noterë të veçantë. Anila jani, drejtuese e sektorit të mbrojtjes së konsumatorit thotë se edhe informacioni që bankat japin para se të firmosin një kontratë është i kufizuar. Sot i vetmi institucion i cili bën kontrollin e tregut është Inspektorati Qëndror Teknik, i cili nuk ka kapacitetet e nevojshme për të monitoruar të gjithë produktet. Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka hartuar një strategji e cila përfshin edhe rishikimin e kontratave që konsumatori ka edhe me kompani shtetërore, siç janë ujësjellësi apo kompania e shpërndarjes CEZ.