http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe njohja e pavarësisë se saj do të jenë kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian. Deklarata vjen nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ne një interviste per gazetën serbe ?Kurir?.?Fakt është se Republika e Kosovës deri tani është njohur nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, 109, dhe se qeveria serbe po zhvillon një dialog të nivelit të lartë me përfaqësuesit e saj më të lartë kryeministrit dhe qeverisë?, u shpreh Lunacek. Por ajo e beri te qarte se BE kurrë nuk do të pranojë një anëtar të ri që nuk ka kufij të përcaktuar qartë dhe të njohura ndërkombëtarisht, siç ka bërë me Qipron. Ajo paralajmëroi gjithashtu se në raportin e ardhshëm për Kosovën do të shkruajë se eshte bere pak progres në lidhje me veriun e vendit, veçanërisht me zgjedhjet për kryetarët e komunave dhe rritjen e numrit të projekteve të financuara nga unioni ne këtë pjese te Kosovës.