Përplasja Ministri - KLD - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço nuk i ka kursyer sërish akuzat ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësie, këtë herë lidhur me emërimet e tre gjyqtarëve që KLD ka futur në rendin e ditës në mbledhjen e sotme. Ai tha se ky institucion ka shfrytëzuar mungesën e tij për të shtuar në listë jo vetëm marrjen e vendimeve për të nisur procedimin disiplinor për 3 gjyqtarët e mbetur nga mbledhja e fundit por ka shtuar jashtë rendit edhe emërimin e tre të tjerëve. Sa i përket deklaratës së një dite më parë të Këshillit Ekzekutiv të Gjyqtarëve, Naço nuk harroi të ironizojë edhe punën e bërë nga ky këshill ne vite, pavarësisht se në fund u ka bërë thirrje për tu bërë pjesë e luftës ndaj korrupsionit dhe reformës në drejtësi. Një ditë më parë Këshilli Ekzekutiv i Gjyqësorit kërkoi që lufta e nisur nga qeveria për korrupsionin në drejtësi të mos përkeqësojë imazhin e vendit dhe në akuza të mos përfshihen të gjithë gjyqtarët. sot në mbledhjen e orës 15:00 KLD pritet shqyrtojë masën disiplinore të tre gjyqtarëve ka mbetur për tu marrë vendim lidhur me Gjykatësin e Pukës Shtjefën Lleshi, dhe gjyqtarët e Elbasanit, Bujar Musta dhe Ilir Pashjan.

Share This Video


Download

  
Report form