Prokuroria, leje në KLD për Shtjefen Lleshin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 12

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas arrestimit të gjashtë personave mes të çileve dhe ish-prokurorit të Pukës, Pëllumb Premçi, Prokuroria i është drejtuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë për t'i dhëne leje për nisjen e procedimit edhe për ish-kryetarin e Gjykatës se këtij rrethi, Shtjefen Lleshi i dyshuar si i përfshirë në aferën e korrupsionit. Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se akuza është në pritje të vendimit që do të marrë KLD, i cili në mbledhjen e fundit vendosi vetëm shkarkimin e tij nga detyra, gjashte muaj pasi i kishte përfunduar mandati, por duke e lëne serish gjyqtar. Ndërkohë në një reagim për mediat ish-kryetari i Gjykatës ka deklaruar do të jetë i hapur për çdo hetim. Te dielën, me urdhër të Prokurorisë, Gjykata vendosi arrestimin e ish-prokurorit të Pukës, Pëllumb Premçi, ish- sekretare Gjykatës, Liljana Shkjau, kancelares Meliha Kuka, sekserit Defrim Prençi si dhe dy avokateve Fariz Xhuxhi dhe Fran Dashi. Ata akuzohen për "korrupsioni pasiv të gjyqtareve, prokurorëve", "ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", "mashtrim për qellim fitimi", dhe "moskallëzimi krimi" të kryera në bashkëpunim. Arrestimi i tyre edhi pas hetimit të nisur kryesisht nga Prokuroria e Tiranës, që mori shkas nga pamjet që u shfaqen ne një emision investigativ. Në to shfaqeshin sekretarja e kryetarit të Gjykatës së Pukës, Liliana Shkjau dhe kancelaria e Gjykatës së Pukës, Meliha Kuka, te cilat merrnin në emër të gjyqtarit të çështjes, Shtjefen Lleshi dhe Prokurorit Pellumb Prençi, pesëqind mijë lekë të rinj për të ndryshuar masën e sigurisë për një të pandehur nga "arrest në burg pa afat" në "detyrim për paraqitje".

Share This Video


Download

  
Report form