Por çfarë tha një ditë më parë kreu i qeverisë shqiptare? Gjatë iftarit të shtruar mbrëmë, Edi Rama artikuloi për herë të parë që pas fillimit të protestave të shqiptarëve në Maqedoni, një qëndrim të qartë për shkaqet që kanë çuar në këtë situatë. Për Ramën, kjo është rrjedhojë e moszbatimit të Marrëveshjes së Ohrit nga të gjitha palët, përfshirë edhe ndërkombëtarë që u bënë garantë të saj.