PS-LSI: Masa ndaj KLD-së - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thirrja e qeverise nuk është lëne ne heshtje nga deputetet socialiste dhe ata te Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nga selia e partisë me te madhe te mazhorances deputeti Bledi Klosi paralajmëroi se Parlamenti do te marre masa ndaj 3 anëtareve te KLD te zgjedhur nga vete ai. Klosi theksoi se Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar janë të skandalizuar nga vendimmarrjet e njëpasnjëshme te Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e cila nuk merr asnjë mase ndaj gjyqtarëve me probleme në deklarimin e pasurisë. "Përfaqësuesit e popullit kanë detyrimin ligjor dhe moral të shprehen dhe të distancohen nga ata përfaqësues në Këshillin e Lartë të Drejtësisë që janë zgjedhur aty nga Parlamenti për të përfaqësuar Parlamentin, por që çdo ditë e më shumë po bëhen palë me korrupsionin dhe me të korruptuarit". Qëndrimit te PS i është bashkuar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim e cila nëpërmjet nënkryetari Ylli Manjani akuzoi se tashme KLD është rreshtuar ne krah te korrupsionit dhe paaftësisë. "KLD nuk përfaqëson dot sot gjykatësit shqiptarë, aq më tepër ata i japin legjitimitet vetes të mbrojnë korrupsionin. Kjo nuk është erë shteti, kjo është erë e diçkaje tjetër. E papranueshme. LSI është reshtur në mbrojtje jo thjesht të ministrit Naco, pasi është krenaria jonë që e bëjmë një gjë të tillë por të rreshtuar në favor të reformave dhe luftës antikorrupsion. Kjo është gangrena që ka marrë peng këtë vend".
Parlamenti ka 3 përfaqësues te tij ne Këshillin e Larte te Drejtësisë për te cilët ligji i njeh te drejtën edhe te shkarkimit

Share This Video


Download

  
Report form