http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej vitit 2006 askush nuk ka mundur ta ndalojë hovin e Rentian Sinës. Kampion i përvitshëm i Garave Rally 4 x4 në Shqipëri. 29-vjeçari ka qene pjesëmarrësi i parë shqiptar në vitin 2011 në garën e "Dresden Breslau" në Gjermani, aktiviteti i dytë më i madh në botë, dedikuar këtij sporti ekstrem. Pasioni i tij qysh fëmijë ishin fuoristradat, e sot në shtëpinë e tij numëron shumë makina garash 4×4, të modifikuara nga vetë ai. Ashtu siç edhe Renti thekson këto nuk janë makina të zakonshme. Renti është i vetmi shqiptar që ka garuar disa herë në Bullgari, Kroaci, Greqi, Maqedoni dhe Gjermani. Ka qenë gjithnjë pjesë e podiumit të fituesve, duke zotëruar kështu, shumë kupa të tilla. Të bësh gara nuk do të thotë të ecësh domosdoshmërish shpejt. Udhëtimet e tij, rrallëherë, qëllojnë të jenë të qeta dhe pa rreziqe. Ato janë ekstreme, aty ku makina mbushet me ujë dhe baltë.