http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërtimii rrjetit kryesor të ujërave të zeza në zonën turistike pranë Shkëmbit të Kavajës ne Golem, ka përfunduar. Qindra pallate, shtepi private e biznese kane bërë lidhjet e duhura duke i derdhur ujërat e zeza jo në det, por në tubacionet e reja.Por, ende ka pronarë objektesh që vazhdojnë të funksionojnë me gropa septike. Drejtues të ujësjellës kanalizimeve u kërkojnë atyre që të bëjnë kërkesën për lidhjen me rrjetin e ri. Gjatë ditëve në vazhdim plazhi te shkëmbit të Kavajës pritet të popullohet ndjeshëm nga pushues dhe banorë sezonalë.