https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Ndotja nga ujërat e zeza, Golemi "pikë e nxehtë" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Plazhi i Golemit ka një shtrirje prej rreth 6 km nga Përroi i Agait në kufi me komunën e Rrashbullit dhe që përfundon në Qerret. Ndonëse ky plazh është ndër më të vizituarit në sezonin veror, ai vazhdon të ndotet nga derdhja e ujërave të zeza në det. Në disa pika pranë Shkëmbit të Kavajës, ujërat e zeza që vijnë nga zona e banuar derdhen pa asnjë problem në det, pavarësisht se investimi për ndërtimin e kanalizimeve për to është duke shkuar drejt fundit. Banoret e zonës shprehen se në këtë gjendje nuk mund të behet plazh në këtë zone. Mosvënia në funksion e Impiantit të Përpunimit të Ujërave të Zeza, i inauguruar në muajin prill të vitit të kaluar, ka bërë që ujërat e këtij plazhi të vazhdojnë ndotjen duke rrezikuar pushuesit.

Share This Video


Download

  
Report form