Ndotja masive e lagunës së Merxhanit ka vënë në alarm institucionet në Lezhë, të cilët kanë nisur verifikimet në terren për situaten e krijuar. Kryenspektori i Mjedisit Anton Dodaj thotë se ndotja mund të ketë ardhur nga thatësira e tejzatur, ndërsa shton se do të inspekohet edhe impianti i ujera të zeza për të parë nëse funksion si duhet.
Sipërfaqja e ujit në lagunën e Merxhanit është mbuluar nga algat prej disa ditesh dhe sipas eksperteve të mjedisit kjo ka ardhur nga derdhja e ujerave të zeza përmes hidrovorit. Ndërkohë kjo ndotje mund të preke edhe bregdetin e Kunës në Shëngjin nëse nuk do të marren masa.