http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Energjisë po sheh mundësinë që kompania e shpërndarjes CEZ të blejë vetë energjinë nga hidrocentralet e vogla. Duke qenë se një nga kërkesat kryesore që kanë prej kohësh ndërtuesit e HEC-eve është likuidimi i detyrimeve të Korporatës Elektroenergjetike ndaj tyre, pasi vonon shlyerjen e energjisë që ble, ministri Gjiknuri tha se kjo do zgjidhje do t'i japë fund ngërçit që ka kapur këtë sektor. Në një takim me investitorët në fushën e energjisë ministri u tha atyre se deri më sot Shqipëria ka të përqendruar 100% të prodhimit të energjisë në vend te burimet ujore. Në të ardhmen këto do të ndryshojnë. Korporata Elektroenergjetike ble energjinë nga HEC-et e vogla me çmimin e tregut dhe ia shet kompanisë CEZ me çmim më të ulët. Kjo ka bërë që situata financiare e KESH-it të fundoset po të llogaritësh këtu edhe borxhet që CEZ krijoi ndaj korporatës në 2012-ën, dhe që ende dhe sot nuk i ka shlyer.