http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur ne Komisionin e Medias vijojnë dëgjesat e kandidateve për anëtare te Autoritetit te Mediave Audiovizive, Prezenca e OSBE-se ne Shqipëri i ben apel klasës politike për te emëruar njerëz profesioniste dhe te depolitizuar. Gjate një tryeze për lirinë e medias dhe presionin e politikes mbi te, shefi i OSBE ne Tirane, Florian Rauning tha se zyra qe ai drejton po e monitoron ketë proces qe sipas tij duhet te jete larg ndikimit politik. Ne lidhje me ndikimin e politikes dhe reklamave qeveritare ne media , shefi i OSBE-së dhe kreu i zyrës se Këshillit te Europes ne Tirane theksuan domosdoshmërinë e transparencës dhe pavarësisë se mediave. Edhe Ministria e Inovacionit Milena Harito theksoi rolin e rëndësishëm dhe rregullator te AMA-s ne raport me median.