31 Miss-et mbërrijnë në Pukë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo vetëm promovim të vlerave turistike të vendit, por edhe mbështetje ndaj njerëzve në nevojë. Miss Shqipëria 2014 ka udhëtuar drejt qytetit të Pukës në vijimin të turit turistik të nisur tashme prej më shumë se një javë. 31 finalistet e eventit të bukurisë kanë vizituar spitalin e qytetit, duke u bërë kështu pjesë e nismës së deputetit të zonës, për t'i sjellë këtij spitali një autoambulancë të re, e cila i mungonte. Por krahas nismës sociale, bukuroshet kanë realizuar edhe vizita në zonat turistike të rrethit. Hanet tradicionale, muzeu etnografik apo natyra unike e Pukës ishin disa nga ndalesat.Tashme Miss Shqiperia vijon xhirimin e videoklipeve turistike edhe në Theth, e më pas në Shkodër. Pas këtyre ndalesave të fundit, 31 bukuroshet do të zhvendosen në Ulqin, nga ku vjen edhe mbrëmja e kurorëzimit të më të bukures shqiptare në 27 Qershor.

Share This Video


Download

  
Report form