http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Angazhimi i trupave shqiptare në misionet e NATO-s, reforma në sistemin e drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit çojnë përpara Shqipërinë në procesin e integrimit në BE, por dhe forcojnë bashkëpunimin me shtetet anëtare të Aleancës së Atlantikut Verior. Kështu është shprehur numri një i Mbrojtjes në Shqipëri, zonja Mimi Kodheli gjatë takimit që ka patur me homologun e saj francez Xhan Iv Le Drian. Në këtë vizitë, Kodheli siguroi zyrtarin francez se Tirana zyrtare është e gatshme të ndërmarrë të gjitha reformat e duhura, që e afrojnë Shqipërinë me Europën. Ndërkohë nga ana e tij, ministri francez tha se mbështetja e Francës është e qartë dhe bashkëpunimi është tepër pozitiv. Ai vlerësoi rolin që po luan Shqipëria si vend anëtar i NATO-s për stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Dy zyrtaret e lartw kane biseduar dhe për bashkëpunimet mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes ku janë planifikuar 17 aktivitete, nga të cilat 8 do të zhvillohen në Francë dhe 9 në Shqipëri.