http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Arbeni, një nga shumë të miturit që vuajnë dënimin në burgun e Kavajës. Ai thotë se kushtet e vështira ekonomike në familje e detyruan të kryejë vjedhje, për shkak të të cilave sot ndodhet pas hekurave.
Kohën në burg Arbeni e ka shfrytëzuar duke marrë pjesë në tre kurse profesionale.
Këtë të premte Arbeni dhe shumë të mitur të tjerë të dënuar ishin pjesë e një aktiviteti me rastin e festave të fundvitit. Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila vizitoi institucionin e riedukimit, tha se burgu duhet të jetë opsioni i fundit për këtë kategori.
Aktiviteti sportive u organizua në bashkëpunim me gjimnazin ?Aleksandër Mosiu? të qytetit.