http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rajoni bregdetar në Shëngjin po spërkatet për eliminimin e larvave me qëllim uljen e pranisë së mushkonjave. Sipas specialistit të Institutit të Shëndetit Publik, Elton Rogozi, aktualisht janë identifikuar zonat problematike dhe po vijon puna për dezinsektimin e tyre. Për të realizuar një ndërhyrje të plote, drejtoria e shëndetit publik në Lezhë ka apeluar ndaj qytetarëve që të raportojnë për çdo vatër që nuk mund të jetë evidentuar deri më tani në mënyrë që në dezinsektimin e radhës të ndërhyhet edhe në këto pika.Ndërkohë, në komunën Pustec të Korçës është kryer desinsketimi i karkalecit, një problem i përvitshëm për banorët e kësaj zone, të cilët në shumë raste kanë humbur pjesën më të madhe të prodhimeve bujqësore, përfshi këtu edhe vreshtarinë. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti gjatë kryerjes së këtij procesi tha se do të parandalohet përhapja e mëtejshme e insektit të rrezikshëm për prodhimet bujqësore ndërsa preparati i përdorur për spërkatje nuk e dëmton mjedisin dhe as kulturat bujqësore.