Ish të përndjekurit, dy realitete - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Islam Spahia është 83 vjeç dhe do të jetë një nga dy mijë ish të përndjekurit politikë, që përfiton nga ndryshimet e ligjit. Një ditë më parë Këshilli i Ministrave vendosi që të parët që përfitojnë janë ish të përndjekurit mbi 75 vjeç mes tyre me prioritet për gratë. Por edhe pse i përkasin të njëjtës kategori, për ish të përndjekurit politikë që janë në grevë urie, nuk është problemi te dëmshpërblimi. Ata më shumë se leket, duan që historianet të dënojnë figurën e ish-diktatorit Hoxha. Kjo pikë ka dalë në krye të listës me pesë kërkesa. Kjo është dita e nënte e grevës së ish të përndjekurve politikë. Ata pohojnë se nuk do të dalin nga greva deri sa t'u plotësohen kërkesat edhe pse ato janë afatgjata dhe kërkojnë konsensuse politike të paarritura në këto dy dekada demokraci shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form