http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në pritje të verës, bizneset dhe komuna e Velipojës po bëjnë përgatitjet e fundit për çeljen e sezonit turistik. Pas shqetësimeve të ngritura vitet e kaluara nga pushuesit, krerët e komunës po marrin masa për përmirësimin e kushteve të plazhit. Në një interviste për vizion Plus kryekomunari Pashko Ujka tregon se këtë vit do të ndihen ndryshimet e bëra. Rruga kryesore që të çon drejt plazhit nga qendra e fshatit në bregdet është bërë me katër korsi, ka përfunduar pedonalja 1.4 kilometër që ndan brezin e rërës nga ndërtesat, ndërsa pritet të zgjidhet plotësisht furnizimi me ujë të pijshëm dhe çështja e kanalizimeve. Pronaret e hoteleve në plazhin e Velipojës këtë vit presin më shumë pushues dhe jo vetëm vendas. Një vit më parë zgjodhën Velipojën 140 mijë pushues. Drejtues të pushtetit vendor deklarojnë se Velipoja sivjet ka kapacitete për të pritur dyfishin e pushuesve.