http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu si çdo vit tjetër edhe këtë herë në qytetin e Elbasanit ndjehet atmosfera e përgatitjeve për ditën e verës. Familjet elbasanase kanë filluar përgatitjet, me gatimet tradicionale ku sigurisht spikat ballokumja. Por ata që duken më të interesuar për këtë festë janë pastiçierët. Në këtë ditë, e cila shënon zyrtarisht ardhjen e Verës, qytetit i Elbasanit do të kthehet në një arenë të vërtetë festive. Festa e Ditës së Verës, e quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, ka krijuar tashmë traditën ne Elbasan.