Rama-Basha, ligjërimi publik - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mënyra si liderët aktualë të politikes i drejtohen publikut është analizuar nga studiues, analistë e shkrimtarë. Në mbështetje të idesë së komunikimi është mënyre më e mirë prezantimi edhe se vetë reformat, natyrisht fjalimet janë ndalur te 2 liderët kryesore, Edi Rama dhe Lulzim Basha. E shkuara e Kryeministrit Rama si artist dhe me një penë të fortë e bën atë sipas studiuesve më pranë gjuhës evropiane. Ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha duke qenë se është ende i ri në skenën politike përdor fjalime më zyrtare. Të dy liderët nuk mund të krahasohen me liderë evropianë, pasi shihen nga studiuesit ende si modele nacionale. Por çfarë duhet të ndryshojnë, për të qenë sa më të besueshëm krerët politikë duhet të mbajnë një formë komunikimi si me publikun shqiptarë ashtu edhe me instancat më të larta evropiane. Pavarësisht këtyre diferencave për publicistët, të dy liderët duhet të përdorin një komunikim më pak agresiv ndaj njëri-tjetrit.

Share This Video


Download

  
Report form