Historia e jetimit gurgdhendës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Spiro File nga qyteti i Korçës një 55-vjeçar me profesion gurgdhendës, por me një histori të dhimbshme si gjithë jetimët e tjerë. Ai ka lindur në Vlorë bashkë me dy vëllezërit e tjerë, të cilët janë dërguar në shtëpitë e fëmijëve në qytete të ndryshme. Gjithë këto vite ai ka mundur të takojë vetëm vëllanë e vogël, ndërsa nuk njeh vëllanë tjetër, si dhe as prindërit që e sollën në këtë jetë. Spiro File ka ardhur në Korçë atëherë kur nisën të ndërtoheshin pallatet e para në qytet, por deri më sot ai nuk ka mundur të sigurojë një shtëpi për veten. Me shumë mundime ai mundi të krijojë një familje, por prej 23 vjetësh jeton me qira.

Share This Video


Download

  
Report form