http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arrestimi në Greqi i Reiz Haxhirajt i dha fund arratisjes spektakolare të shënuar të shtunën e javës së kaluar, të 7 të dënuarve, nga burgu i i sigurisë së larte i Drenovës së Korçës. Tashmë të dënuarit ndodhen pas hekurave ndërsa krahas dënimit të mëparshëm do t'u shtohet edhe një tjetër dënim, ai i arratisjes. Por, ngjarja e rendë ka bërë që prokuroria së bashku me policinë dhe drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të kryejnë hetime të imtësishme për të zbardhur planin e arratisë, i cili kishte nisur disa muaj më parë dhe madje për këtë kishin pasur dijeni edhe drejtuesit e mëparshëm të drejtorisë së burgjeve dhe SHKB-së, që nuk ia kishin përcjellë informacionin pasardhësve të tyre. Nga të dhënat e para është mësuar se gjithçka është organizuar nga i dënuari me burgim të përjetshëm Admir Tafili, i cili është ndihmuar nga plani i tij nga tre bashkëpunëtore Aldi Meçini, Oltion Maçi, Ervis Lahi. Të tre të rinjtë nga kryeqyteti jetonin prej muajsh në Korçë ku kishin marrë dhe një shtëpi me qera. Po ashtu është vërtetuar se kanë qenë këta persona që kanë futur disa muaj më parë në burg me anë të një frigoriferi, armë luftarake të cilat u përdoren me pas nga të dënuarit. Hetimet kanë hedhur dyshime edhe për bashkëpunëtore të tjerë brenda burgut gjë që u shoqërua me arrestimin e 21 punonjësve të këtij institucioni, të cilët sipas prokurorisë nuk kanë zbatuar rregulloren në ngjarjen e 23 nëntorit. Sipas akuzës, të dënuarit mbrëmjen e arratisë janë lënë të qarkullojnë në disa sektorë të burgut të pakontrolluar ndërsa nuk është reaguar në kohë edhe pasi një nga të dënuarit Admir Tafili në orën 19:20 ka dëmtuar njërën prej kamerave të vëzhgimit ndërsa i dënuari tjetër Fran Marashi ka kërcënuar me armë përgjegjësin e sektorit. Të ndihmuar edhe nga jashtë, të dënuarit kanë prerë telin e rrethimit dhe janë larguar. Por, megjithëse janë parë në ambientet e çashme të dënuarit nuk janë qëlluar nga rojet e regjimit të jashtëm ku vetëm njeri prej tyre rezulton se ka qëlluar në ajër ndërsa tre të tjerët nuk kanë reaguar. Të dënuarit e larguar dhe bashkëpunëtoret e tyre që i prisnin jashtë kanë qëlluar me armë në drejtim të ambienteve të burgut. Nga burgu i Drenovës në Korçë, të burgosurit kanë kaluar qytetin e Pogradecit, më pas atë të Librazhdit, të veshur si policë dhe nën kërcënimin e armëve ata i rrëmbyen makinën, kryeplakut të Drenovës. Ministria e Brendshme u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes pasi të dënuarit ishin të armatosur. Grupi përbehej nga Artur Gora, që ra në duart e policisë pak orë pas arratisjes, ndërsa po shkonte në shtëpi. Më vonë u kap Admir Tafili, bashkë me Gezim Gurin dhe Fran Marashin ata u fshehën në një magazinë në anë të rrugës nacionale në Përrenjas dhe u bënë pre e lehtë për policinë. Të fundit që rezistuan më gjatë në arratisjen e tyre ishin Gezim Toma, Eduart Lulo dhe Reiz Haxhiraj të cilët kaluan me mushka për në tokën grek...