http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Radhë kilometrike janë shfaqur sot në Doganën e Morinit në Kukës, në kufi me Kosovën, që në orët e para të mëngjesit. Kalimtarët kanë qëndruar për disa orë në pritje për të kaluar, por janë ndeshur me radhë të gjata, të pazakonta për këtë periudhë. Ata janë nga krahina të ndryshme të Kosovës dhe shkojnë për fundjavë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit për pushime. Nga ana e saj, në pikëkalimin kufitar të Morinit janë hapur menjëherë shtatë sportele për të përballuar fluksin e lartë, por personeli atje thotë se është e pamundur që të përballohet një situatë e tillë, pasi pushuesit drejt bregdetit tonë vijnë në grupe të mëdha dhe në një kohë. Mendohet që vetëm sot deri pas mesditës të kenë hyrë në Shqipëri nga pika kufitare e Morinit, mbi 15 mijë shtetas nga Kosova me mbi 3 mijë automjete. Dyndja e qytetarëve të Kosovës drejt bregdetit tonë në këtë fundjavë, lidhet edhe me përmirësimin e ndjeshëm të motit dhe ngritjen e temperaturave.