http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka marrë dy vendime të rëndësishme të cilat synojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në kuadër të krijimit të tregut të përbashkët por edhe të njehsimit të programeve arsimore të dy vendeve Ministri i Financave tha se sot u morr vendimi i cili hoqi TVSH-në prej 16% që ishte për librat, revistat dhe botimet periodike të të dyja vendeve. Tashmë librat që vijnë nga Kosova këtu dhe anasjelltas do të jenë më lirë. Ndërsa me vendimin e dytë qeveria ka mundësuar që të gjithë qytetarët nga Kosova dhe Lugina e Preshevës që punojnë në Shqipëri nuk do të kenë nevojë që të pajisen me leje pune. Pas dy mbledhjeve që kabineti Rama dhe Thaçi ka bërë në këto 6 muaj është vendosur që të merren vendime të cilat do të synojnë rritjen e tregtisë mes dy vendeve, njehsimin e programeve të arsimit, por dhe rritjen e shkëmbimeve në sektorin energjetik.