http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E kthyer tashmë në një traditë, 6-Maji në Shkodër festohet si dita e luleve, gjatë së cilës zhvillohen një sërë aktivitetesh që nga Pandari i luleve dhe koncerte të ndryshme, manifestime të nxënësve të shkollave 9-vjeçare të qytetit, koncert i Bandës së Ushtrisë etj. Shkodra ka më shumë se 150 tekste këngësh ku flitet për lulet, ndërkohë që dhe piktorët shkodranë kanë krijuar dhjetëra tablo me lulet. Krahas bizneseve private që merren me kultivimin e luleve në këtë panair kanë qenë edhe nxënësit e shkollës Teknike Pyjore, e vetmja e këtij lloji në Shqipëri.