http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria do të detyrojë njësite vendore që 20 % të hapësirës ta përdorin për plazh publik. Kjo nisëm ka si qellim që cilido që kërkon të pushojë, të ketë mundësi zgjedhjeje, mes hapësirës publike dhe asaj private. Aktualisht pothuajse e gjithë vija bregdetare është e zëne nga subjektet private. Kryetari i task forcës për turizmin Alfred Dalipi në një intervistë për Vizion Plus shpjegon disa nga masat që do të ndërmerren për këtë sezon. Sipas të dhënave nga grupi i taks forcës, çdo subjekt privat që ofron minimalisht 50 çadra duhet të jetë i detyruar të ofrojë dy dushe dhe dy tualete. Gjithsesi ajo që mbete për t'u pare nga këto masa është fakti se sa do të zbatohen ato në praktike. Sipas Dalipit, gjatë këtij sezoni do t'i komunikohen pushuesve, se kush do të jene edhe zonat që nuk duhen frekuentuar për plazh. Lidhur me shembjen e ndërtimeve pa leje, INUK është i detyruara që pas procesit të prishjes së objekteve do të pastrojë edhe zonën nga mbetjet inerte, me qëllim që ky proces të mos jetë një fature për sezonin turistik.