http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pesë gra te familjes Likollari në Pogradec kërcënojnë se do të hidhen nga një ndërtesë të cilën pretendojnë se e kanë të ndërtuar me leje përgjatë liqenit, duke mos lejuar forcat e policisë lokale dhe ata të INUK që të ndërhyjë për prishjen e lokalit të të afërmit të tyre, Çlirim Likollari. Inspektorët e INUK thonë se lokali që Likollari ka ndërtuar është pa leje, por pronari i tij pretendon se ka të gjithë dokumentacionin që sipas tij kjo ndërtesë është me leje. Kundër prishjes së këtij objekti ka dalë edhe komuna Udenisht nëpërmjet përgjegjësit të zyrës urbanistike. Ne kushtet kur pesë gra të kësaj familje kërcënonin se do të hidheshin nga kati i tretë i ndërtesës, forcat e policisë por dhe ata të INUK janë tërhequr përkohësisht dhe u kanë lënë kohë deri të enjten paradite pronarëve të saj. Ndërkohë, gjatë ditës aksioni I inspektorëve dhe mjeteve të INUK ka vijuar me prishjen e objekteve të tjera pa leje në bregun e liqenit të Ohrit, ku priten të rrafshohen edhe më shumë se dhe 20 objekte të tjera në territorin e komunës Udenisht nga Lini deri në hyrje të qytetit të Pogradecit.