Basha analizon ekonominë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse ishte lajmëruar zyrtarisht se kryetari i partisë demokratike Basha do të zhvillonte një tryezë takimi me biznese dhe industrialistë të ndryshëm, në fakt të pranishëm ishin vetëm disa përfaqësues shoqatash dhe te sindikatave që mbrojnë konsumatorët dhe të larguarit nga puna. Por mungesa e shoqatave kryesore të biznesit apo e Dhomave të Tregtisë, nuk e pengoi Bashën të analizonte situatën ekonomike në 8 muaj qeverisje të së majtës: bilanci sipas tij është negativ: rritje e çmimeve me 15- 20% si pasojë e rritjes së taksave, ngrirje e pagave dhe pensioneve çka ka ulur konsumin, por dhe anulimi i një sërë koncesioneve të qeverisë së mëparshme gjë e cila ka rritur papunësinë. Lulzim Basha tha se të ndodhur në një situatë ku asnjë nuk i dëgjon, rruga e vetme mbeten protestat. Për protestat e ardhshme, Basha mori edhe mbështetjen e sindikalistëve, shoqatës së mbrojtjes së konsumatorëve dhe këshillit të agrobiznesit qe ndodheshin ne tryeze.

Share This Video


Download

  
Report form