https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Tomka" vjen i restauruar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë pak nga ne nuk e njohin këtë film kult, prodhim i vitit 1977, "Tomka dhe Shokët e tij". Me skenar të Nasho Jorgaqit dhe regji të Xhanfize Kekos kjo ka qenë deri dje gjendja e filmit bardh e zi. I dëmtuar dhe në kushte jo të mira ruajtje! Ky është sot imazhi i po të njëjtit film, i restauruar pas 37 vitesh nga prodhimi i tij! Lajmi i cili u bë publik që në verën e vitit 2013, është finalizuar tashmë nga specialistët amerikanë mbi Projektin e Restaurimit të Kinemasë Shqiptare, duke jo vetëm e shpëtuar këtë film mjaft të dashur, por edhe me mundësinë për tu shfaqur në kinematë ndërkombëtare. Por, ky është vetëm një fragment i "Tomkës dhe Shokët e Tij" i restauruar, pasi sipas specialistëve të Arkivit të Filmit, procesi është edhe më cilësor se ç'duket, për shkak se kjo pjesë është dërguar nëpërmjet internetit. Ndërkohë që, filmi është restauruar në formatin 35 milimetra. Premiera është zgjedhur të jetë të shtunën në Prishtinë, në çelje të festivalit të filmit PriFest. "Tomka dhe Shokët e Tij" është filmi i dytë që restaurohet nga projekti amerikan për kinemanë shqiptare, pas "Nëntorit të Dytë". Këtij procesi pritet t'i nënshtrohen edhe tre filma të tjerë të para viteve '90, si "Ballë për Ballë", "Kapedani" dhe "Ngadhënjim mbi Vdekjen".

Share This Video


Download

  
Report form