http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është 87 vjeç dhe pas 24 viteve pritje i erdhi radha të marrë këstin e parë të dëmshpërblimit si i burgosur politik. Por Grabovës do t'i duhen edhe shume vite te tjera derisa të marrë të gjithë lekët për pothuajse një dekade burg që ka bërë, pasi u ankua për mungesën e ushqimeve në dyqan. Grabova është një nga 550 të burgosurit politik që morën këstin e parë të dëmshpërblimit. Ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj deklaroi se nuk do të vijohet me pagesat për ata të përndjekur që kane arritur te kësti i tretë, derisa të jenë të gjithë në ketë nivel. Qeveria ka parashikuar për këtë vit mbi 18 milionë dollarë për dëmshpërblimet, duke ju dhëne prioritet atyre që janë mbi 80 vjeç. Por edhe ata që po jetojnë një dekade më poshtë të të 70-ave kërkojnë shlyerje të plotë të kësteve. Dhe në fakt në ceremoninë simbolike të shpërndarjes së pagesës për vitet e burgut pothuajse gjysma e të përndjekurve politik, përfaqësoheshin nga brezi tjetër, pasi ishin ndarë nga jeta.