http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kanë kaluar 42 vite nga Pranvera e 1972-shit dhe ata e rikthejnë për të pestën herë ekspozitën e tyre, e cila asokohe u mbyll pasi u quajt liberale. Është fjala për një grup të krijuesve shqiptarë, piktorë e skulptorë dhe ekspozitën "Pranvera Art" në edicionin e saj të pestë, e çelur vitet e fundit, pas tentativës së parë që u bë në kohën e komunizmit. 82 autorë, kanë sjellë ketë vit nga dy punë të tyret, duke prekur nga pak stilet e ndryshme të pikturës dhe skulpturës. Kjo vepër mban firmën e Sali Shijakut, i cili është një prej artistëve më të vjetër pjesëmarrës në ekspozitë, për të vijuar deri tek krijuesit e rinj, të sapodiplomuar, duke i dhëne hapësirë edhe skulpturës, jo pak e neglizhuar në dekadat e fundit. "Pranvera Art 5" do të qëndrojë e hapur në Muzeun Historik Kombëtar deri më 18 Prill.