http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë ata persona me aftësi të kufizuar që përfitojnë ndihme do të vazhdojnë të marrin pagesën edhe nëse hyjnë në punë për një periudhë deri dy vjet. Projektligji i ri për ndihëm dhe shërbimet shoqërore përveç kësaj, i heq të drejtën familjarëve të marrin pagesën për shërbimin që i bëjnë kësaj kategorie nëse për ta kujdeset një institucion shtetëror. Zv/Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentjana Sula tha se këto nisma bëhen që të nxitin punësimin dhe integrimin e këtij grupi në shoqëri. Por në fakt deputetët e komisionit parlamentar të ekonomisë debatuan për të tjera çështje. Në cilësinë e kryetarit të komisionit, Erjon Braçe i la afat ministrisë që të sillte kriteret e përzgjedhjes së personave që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, për shkak të abuzimeve të shumta që kanjë shoqëruar këtë skemë. Të një mendjeje në këtë pikë ka qënë edhe opozita por dhe anëtarët e LSI-së, të cilët thanë që nuk e votojnë këtë ligj nëse më parë nuk vendoset në ligj shuma që i takon secilit për të përfituar pagesën e ndihmës ekonomike. Deri tani qeveria është duke zbatuar një projekt pilot në tre qarqe të vendit për të evituar abuzimet e vërejtura në skemën e ndihmës ekonomike gjatë qeverisjes së demokrateve. Ndërkohë heqja e pagesës për personat që qëndrojnë në institucionet shtetërore është diskutuar edhe në komisionin e çështjeve sociale, ku deputetet e djathte kërkuan që nga kjo kategori të përjashtohen gratë e dhunuara. Diskutimi do të vijojë të mërkurën me grupet e interesit.