Milot, INUK vijon prishjet në autostradë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inspektorati Ndërtimor Urbanistik kombëtar nisi këtë të shtunë aksionin për prishjen e të gjithave ndërtimeve pa leje, që janë bërë në të dy anët e autostradës Durrës - Kukës, duke filluar në Fushë Milot e deri në Morinë. Sipas Nikolin Vukajt, drejtor i INUK për veriun, do të shemben gjithsej 68 ndërtime pa leje, të cilat janë fare pranë rrugës kombëtare, ndërkohë që largësia nga rruga nacionale duhet të jetë më shumë se 30 metra. Sipas tij, nuk ka pasur rezistencë nga pronarët e këtyre ndërtimeve, të cilët janë njoftuar më parë për këtë aksion dhe një pjesë e mirë e tyre po i çmontojnë vetë ato, duke marrë materialet me vlerë.

Share This Video


Download

  
Report form