Basha pranon takimin me Ramën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
5 prilli i vitit 2002 është një prej momenteve më të rëndësishme në demokracinë shqiptare kur mazhoranca dhe opozita si rralle herë në dy dekada tranzicion gjetën gjuhën e përbashkët për të arritur një marrëveshje. Dokumenti i firmosur nga Fatos Nano dhe Sali Berisha ishte negociuar nga socialistet Blendi Klosi, Taulant Dedja dhe nga demokratet Ilir Rusmali e Jozefina Topalli, një proces që u udhëhoq nga kreu i prezencës se OSBE, Ahrens. Sipas kësaj marrëveshje PD edhe pse kishte vetëm 32 deputete dhe mazhoranca zotëronte të gjithë numrat e nevojshëm për të ndryshuar kodin zgjedhor; i gjithë procesi do të realizohej me konsensus. Duke respektuar modelin e vitit 2002, sot PD kërkon garanci se mazhoranca nuk do t'i përdore numrat në Parlament për ta miratuar në mënyrë të njëanshme reformën territoriale. Edhe në letrën e liderit të opozitës Basha, ku pranohet ftesa për një takim ky kusht theksohet si i panegociueshë.  "Pika kyçe që mbetet për t'u pohuar qartë dhe publikisht është një dhe vetëm një: jeni apo nuk jeni për votimin me konsensus të kësaj reforme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Konsensusi në komision është i pamjaftueshëm." Nga plotësimi i këtij kushti të opozitës duket se varet edhe suksesi i takimit të parë mes Edi Ramës kryeministër dhe Lulzim Bashës si lider i opozitës.

Share This Video


Download

  
Report form