Rikthehet taksa e udhëtimit? - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga taksat e reja që Fondi Monetar Ndërkombëtar propozoi për ta rikthyer në Shqipëri është edhe pagesa e një tarife për çdo rezident në Shqiperi, kur del jashtë kufijve. Por çfarë është taksa e udhëtimit? Sipas një kërkimi në Ëikipeida rezulton se 18 vende në botë aktualisht përdorin këtë lloj takse, ku një pjesë e shteteve e vendos atë vetëm për udhëtimet përmes aeroporteve dhe një pjesë tjetër në të gjitha llojet e transportit. Kështu Turqia, vendi më i afërt me ne aplikon një taksë të tillë prej 6.8 dollarësh për çdo banor të sajin që udhëton me avion duke përjashtuar fëmijët nën moshën 7 vjeç. Por vende që kanë këtë taksë të lartë janë ato që kanë një ekonomi të dobët, për shembull çdo banor në Meksikë paguan 65 dollarë për të kaluar kufirin. Agjencitë turistike thonë se Shqipëria e ka aplikuar këtë tarifë kohë më parë. Në fakt ende nuk dihet nëse qeveria shqiptare do të dëgjojë këto rekomandime nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, por ekspertët thonë se nëse nuk arrihet që të realizohen të ardhurat nga ana e tatimeve dhe doganave, kjo mbetet e vetmja rrugë.

Share This Video


Download

  
Report form