http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Brenda 24 orëve mund të mësohet nëse fermeri abuzon me pesticidet mbi fruta-perimet që më pas u tregtohen konsumatorëve shqiptarë. Një laborator i posaçëm është ngritur në qytetin e Lushnjës pas kërkesës së fermerëve për kontrollin e prodhimeve të tyre. Analizat e para janë kryer nga vetë kreu i Bujqësisë Edmond Panariti, në prani të punonjësve të laboratorit. Ministri Panariti ka shpjeguar se nëpërmjet një analizë të thjeshtë, brenda 24 orëve mund të mësohet niveli i kimikateve të dëmshme në zarzavate dhe prodhime të tjera. Më herët fermerët e zonës së Lushnjës kanë kërkuar certifikimin e produkteve të tyre pasi kështu do të luftohet konkurrenca e pandershme dhe ndalimi i prodhimeve të dëmshme për shëndetin e konsumatorëve.