https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Biznesi reagon për "taksat" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kushtet e vendosura nga Fondi Monetar për qeverinë shqiptare kanë trembur biznesin në Shqipëri i cili shprehet se nuk ndihet gati për rritje të reja taksash. Edhe pse ende qeveria nuk ka marrë vendimin se cilën nga propozimet do të zgjedhë për të bërë më pas ndryshimet në sistemin tatimor, sipërmarrësit janë të qartë në zërin ë tyre: jo më rritje taksash, por luftoni informalitetin. Luan Bregasi propozon që në vend që qeveria shqiptare të taksojë më shumë biznesin e ndershëm duhet të shohë rritjen e taksave për kompanitë që kanë pozita favorizuese në treg për shkak të koncesioneve që kanë marrë nga shteti. Sipërmarrja shqiptare shprehet se një rritje tjetër nuk do të bëhet barrë vetëm për ta, por edhe për konsumatorin e thjeshtë, ndërsa shteti ynë duhet të gjejë mënyrat për të mbushur arkën jo vetëm përmes politikave tatimore, por përmes shtimit të prodhimit.

Share This Video


Download

  
Report form