E gjithë bota perëndimore është kthyer kundër Rusisë pas zhvillimeve në Krime. Edhe pse në mes ka shumë interesa ekonomike e politike, Bashkimi Europian e Shtetet e Bashkuara u pozicionuan që në fillim hapur kundër përpjekjeve të Moskës për aneksimin e republikës autonome dhe retorikat e tyre po vijnë në përshkallëzim, me sanksione të vendosura e me kërcënime për masa të reja edhe më të ashpra.