"Shqipëria ka potenciale të mëdha për t'u shndërruar në një nyje lidhëse për fluturimet mes Lindjes dhe Perëndimit". Kështu është shprehur, në një intervistë për Top Channel, Frank Brenner, drejtori ekzekutiv i "Eurocontrol", organizatës europiane për Sigurinë e Fluturimeve Ajrore, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në vendin tonë.